Servizio clienti

+39 0831 575289

Patti e Condizioni – TNIT SHIPPING

MARREVESHJET DHE KUSHTET

Keto Kushte te Pergjithshme do te jene te vlefshme per te gjitha biletat e leshuara brenda dhe jo mevone se 31.12.2020.
TNIT SEA SHIPPING Lda (me pas e quajtur TNIT, mbajtese e markes tregtare EUROPEAN FERRIES) vepron si pronar i anijes se Transportuesit. Transportuesi i linjes detare te pershkuar tregohet ne emrin e udhetimit.
Pasagjeret, bagazhet dhe automjetet shoqerues, transportohen ekskluzivisht sipas Marreveshjeve dhe Kushteve te Transportuesit. Pasegjeri, duke blere bileten, pranon ipso facto Marreveshjet dhe Kushtet e treguara ne vijim.
Ne te njejten menyre, ne momentin e rezervimit dhe/ose blerjes se biletes, pasagjeri autorizon ipso facto trajtimin e te dhenave personale sipas menyrave te specifikuara brenda fletes informuese mbi Privatesine ne fund te ketij dokumenti dhe ne perputhje me GDPR.

PERKUFIZIME

Me “Transportues” kuptohet Pronari i Anijes, i cili kryen sherbimin e transportit detarMe “bagazh shoqerues i pasagjerit” kuptohet bagazhi i dores i paregjistruar dhe i mbajtur ne automjetin e parkuar ne garazhin e anijes ose i depozituar ne bagazhin e anijes, dhe qe permban ekskluzivisht sendet personale te pasagjerit.
Me “automjet shoqerues” kuptohet cdo mjet motorrik (perfshire edhe automjeti i terhequr), qe perdoret per transportin e personave, transportin e perzier apo mallrat jo te destinuara per shitje, ne pronesi, ose ligjerisht ne dispozicion te pasagjerit te treguar ne bileten e kalimit.

FUQIA E KOMANDANTIT

Komandanti i anijes, mbajtesi i te ashtequajturit “Over riding authority”, ka te drejta te plota per te rimorkiuar dhe ndihmuar anije te tjera ne cdolloj rrethane, te devijoje nga linja e urdheruar, te preke cdo port (nese ndodhet apo jo ne itenerarin e anijes), te transferoje pasagjerin dhe bagazhet e tij ne nje anije tjeter per vijimin e udhetimit. Transportuesi, dhe nepermjet tij, Komandanti i Anijes ka te drejte t’i refuzoje imbarkimin cdokujt qe, sipas gjykimit te tij te pakundershtueshem, gjendet ne kushte shendetesore qe nuk lejojne perballimin e udhetimit. Gjithashtu, Transportuesi, dhe nepermjet tij, Komandanti i Anijes, ka te drejte te zbarkoje gjate udhetimit, ne cdolloj porti te ndermjetem, pasagjerin qe rezulton ne kushte shendetesore qe nuk lejojne vijimin e udhetimit, apo qe paraqet rrezik ose shqetesim per pasagjeret e tjere apo ekuipazhin. Pasagjeri i nenshtrohet fuqive disiplinore te Komandantit te anijes per gjithshka qe lidhet me sigurine e anijes dhe te lundrimit. Transportuesi dhe Komandanti i anijes do te kene te drejte te zbatojne cdolloj urdheri apo udhezimi te dhena nga Qeverite dhe Autoritetet e cdo Shteti apo subjekte qe veprojne apo deklarojne se veprojne per llogari te ose me lejen e ketyre Qeverive apo Autoriteteve apo cdolloj subjekti tjeter qe, ne baze te kushteve te polices se siguracionit rrezikon luften e anijes, ka te drejte te jape keto urdhera apo udhezime. Te gjitha veprimet dhe mosveprimet e kryera nga ana e Transportuesit apo Komandantit, ne ekzekutim te apo si pasoje e ketyre urdherave apo udehzimeve, nuk do te konsiderohen si mospermbushje e kontrates. Zbarkimi i pasagjereve dhe bagazhit ne perputhje me keto urdhera dhe udhezime, e cliron Transportuesin nga cdolloj pergjegjesie per vijimin e udhetimit apo riatdhesimin e pasagjereve.

ANIJET

Anijet ne sherbim jane Ferry Ro/Pax, te detyruara per transportin e pasagjereve dhe mallrave. Oraret e shpallura mund te pesojne ndryshime per arsye metereologjike, veprime portuale, trafik portual, edhe pa paralajmeruar pasagjeret. Cdolloj vonese qe mund te shkaktohet nuk jep te drejte per anullimin e udhetimit dhe ne asnje rast, nuk jep te drejte per rimbursim, demshperblim apo kompensim te cdolloji.

PRENOTIMET

Prenotimet mund te behen prane nje Agjencie Udhetimesh, prane zyrave dhe agjencive te TNIT LDA. Bileta eshte e pagueshme me konfirmimin. Pagesa e ngarkeses [freight] i detyrohet transportuesit (apo perfaqesuesit te tij) ne momentin e rezervimit. Ne mungese te pageses se totalit te ngarkeses [freight] nuk garantohet rezervimi i vendit. Asnje bilete udhetimi nuk mund te leshohet pa pagesen e saj. Ne zbatim te normatives per Sigurine, emrat e pasagjereve, te dhenat ne lidhje me dokumentat e identitetit, marka, tipi dhe targa e automjeteve te treguar ne bilete, duhet domosdoshmerisht te perkojne me pasagjeret dhe me automjetet e tyre ne nisje. Ne rast te kundert hyrja ne varkat portuale dhe ne imbarkim mund te refuzohet.

NORMAT E ZBATUESHME

Kontrata per transportin e pasagjereve, bagazhit dhe automjeteve, ne vijim rregullohet nga Kodi i Lundrimit sikurse interpretohet ne perputhje me Rendin Juridik Italian, Konventat Nderkombetare te ratifikuara nga shteti italian si dhe normativen e komunitetit europian. Ne baze te dhe me efektet e nenit 19, pika VI, te Rregullores BE nr. 1177/2010 transportuesi percakton se pragu minimal poshte te cilit nuk parashikohet shperblim ekonomik eshte 6 (gjashte) euro. Kuptohet gjithashtu se Transportuesi detar nuk mund te ngarkohet me pergjegjesi per vonesen dhe/ose mos-kryerjen e transportit, nese ngjarja penguese i detyrohet nje “shkaku te forces madhore” dhe/ose nje “aksidenti”, si per shembull, kushteve te renda te motit detar, greve te operatoreve portuale, defekte teknike te anijes me vecorine e paparashikueshmerise dhe pashmangshmerise, vendime te Autoriteteve Detare, sekuestro konservative te anijes etj.

BILETAT (Kontrata e Transportit)

Bileta e udhetimit eshte e vlefshme vetem per personat per te cilet eshte leshuar. Bileta nuk mund te cedohet tek te tjere. Bileta mund te jete ne leter te stampuar, fax, email. Ne momentin e imbarkimit (“check-in”) pasagjerit i dorezohet “karta e imbarkimit” (“boarding pass”) pas paraqitjes se biletes se rregullt te udhetimit (“ticket”) dhe dokumentet e vlefshme te pasagjereve dhe automjetet perkatese shoqerues. Pasagjeri duhet te ruaje te dy dokumentet (“bileten e udehtimit” dhe “karten e imbarkimit”) per gjate gjithe udhetimit; nese do te gjendet i papajisur me bilete apo karte imbarkimi, ai do te duhet te paguaje dyfishin e kostos se biletes. Ne rast ankese, pasagjeri duhet te paraqese kopjo si te biletes ashtu edhe te kartes se imbarkimit; ne mungese te tyre, ankesa nuk mund te perpunohet.

TARIFAT

Per cdo lidhje detare, tarifat baze, te ndara sipas sistemimit, dhe detyrimet fikse jane te shpallura prane agjencive te perfaqesimit (ose faqet web qe u perkasin atyre). Tarifat e treguara mund te pesojne luhatje (p.sh. rritje te paparashikuar te kostove te karburantit); ato, gjithsesi, jepen ne menyre te hollesishme perpara permbylljes se blerjes dhe pageses pergatese nga ana e klientit. Ne baze te nenit 33 te Kodit te Konsumit, gjithsesi, Transportuesit i njihet e drejta per te ndryshuar tarifat perpara nisjes dhe gjithsesi perpara se rezervimi te jete permbyllura nga Konsumatori, si per udhetimin e vajtjes ashtu dhe per ate te ardhjes, ku nuk perjashtohet edhe e drejta e Konsumatorit per te ushtruar te drejten e terheqjes sikurse parashikohet nga neni 33 i Dekretit Legjislativ nr. 206/2005 (i ashtequajturi Kodi i Konsumit).

KUFIJTE E PERGJEGJESISE

Pergjegjesia e Transportuesit per humbje te jeteve njerezore apo demtimeve fizike, ose per humbje apo demtim te bagazheve, automjeteve shoqerues, sendeve me vlere, sendeve personale apo cdo prone tjeter te pasagjerit, ne asnje rast, nuk mund te tejkaloje kufijte e parashikuar nga Kodi i Lundrimit dhe nga ligji italian, pervecse kur gjejne zbatim Konventat Nderkombetare, dhe ne vecanti Konventa e Athines date 13.12.1974, ndryshuar me Protokollin e Londres date 19.11.1976.

DISIPLINA NE BORD

Pasagjeri duhet te respektoje rreptesisht disiplinen e bordit dhe te veproje konform rregulloreve ne fuqi per transportin detar dhe ne vecanti atyre ne lidhje me sigurine e lundrimit. Ndalohet duhani ne bord ne te gjitha zonat e mbuluara. Personeli i bordit eshte ligjerisht i ngarkuar te ruaje per respektimin e ketij ndalimi dhe te sinjalizoje mospermbushjet perkatese prane autoriteteve kompetente ne perputhje me Ligjin 3 date 16.01.2003 dhe te marreveshjes perkatese zbatuese te dates 16.12.2004. Mosrespektimi i nje dispozite ligjore, rregulloreje te bordit, urdheri apo rregulloreje te autoriteteve persa i perket sigurise, ndeshkohet ne baze te ligjeve civile dhe penale ne fuqi. Ne perputhje me normat ne fuqi kunder terrorrizmit (ISPS) pasagjeret, ne cdo moment, mund t’i nenshtrohen inspektimit te bagazheve dhe/ose kerkeses per paraqitjen e dokumentave te identifikimit nga ana e zyrtareve te anijes.

IMBARKIMI

Pasagjeri duhet te paraqitet per imbarkim “check-in” te pakten dy ore perpara nisjes (nga/drejt vendeve jashte bashkimit europian, te pakten tre ore perpara). Nese pasagjeri nuk paraqitet brenda ketij afati kohor, ai humbet te drejten e imbarkimit edhe nese eshte i pajisur me rezervimin. Ne momentin e imbarkimit duhet te kete me vete bileten e rregullt te udhetimit, nje dokument te vlefshem identifikimi dhe te gjitha dokumentet perkatese qe kerkohen per zbarkimin ne vendet e destinacionit final apo ne vendet ku ndalon anija. Automjetet do te thirren per imbarkim sipas radhes qe do te vendoset nga Komandanti i Anijes dhe/ose nga zevendesit e tij, dhe mund te sistemohen ne cdo ure te portit.

DOKUMENTET E UDHETIMIT

Shtetas nga nje vend i BE-se: per vendet jashte bashkimit europian, karta e identitetit e vlefshme per riatdhesim apo pasaporta e vlefshme; shtetas nga nje vend jo i bashkimit europian: pasaporta e vlefshme me nje leje te vlefshme qendrimi ose vize per nje vend te zones Schengen. Perpara se te ndermarre udhetimin, pasagjeri duhet te sigurohet qe eshte ne zoterim te te gjithe dokumentacionit te nevojshem per te zbarkuar ne portin e destinacionit, pasi Transportuesi detar, ne asnje rast, nuk mund te pergjigjet per nje mohim te mundshem te zbarkimit nga ana e autoriteteve vendase ne rast mungese te dokumentacionit te nevojshem per hyrjen ne vendin e destinacionit.

IMBARKIMI I PASAGJEREVE TE MITUR

Pasagjeret e mitur duhet te jene ne zoterim te dokumentit personal te identifikimit aktualisht te vlefshem, ne perputhje me dispozitat e rregullores BE nr. 2552/2004 (shih DOKUMENTAT E UDHETIMIT) Pasagjeret nen 12 vjec: ne asnje rast nuk mund te udhetojne te pashoqeruar nga nje person i rritur. Nese nuk behet fjale per nje prej 2 prinderve, ai duhet t’i dorezoje Komandantit te Anijes / Komisarit te bordit, nje autorizim ku prinderit deklarojne se e lene femijen e tyre nen kujdesin e nje personi te caktuar, i cili do te jete pergjegjes me te gjitha efektet ligjore. Ketij autorizimi duhet t’i bashkangjiten dokumentat e identifikimit te te dy prinderve, dhe nese behet fjale per persona nga vende jashte bashkimit europian, do te jete e nevojshme leja e qendrimit te prinderve ku eshte prezent femija; pasagjeret e mitur, mbi 12 vjec: mund te pranohen ne bordin e anijes duke i dorezuar Komandantit te Anijes / Komisarit te bordit nje deklarate te nenshkruar nga te dy prinderit, bashkangjitur dokumentat e te dy prinderve, ku ata deklarojne se mbajne te gjitha pergjegjesite per demtime te mundeshme te shkaktuara ndaj te treteve. Per pasagjeret e mitur 14 vjec qe kane shtetesi italiane, te cilet udhetojne ne linja nderkombetare, kerkohet deklarata e shoqerimit e depozituar prane kuestures. Per hollesi te metejshme mbi proceduren mund te drejtohen prane kuestures perkatese ose http://www.poliziadistato.it/articolo/191. Ne asnje rast, Komandanti i Anijes dhe ose ndonje anetar tjeter i ekuipazhit nuk mund te marre persiper perkujdesjen per, dhe pergjegjesine pasuese, ndaj te miturit ne bordin e anijes; kuptohet se pasagjeri do te kete detyrimin per t’u pajisur me te gjithe dokumentacionin e nevojshem te kerkuar nga vendi i destinacionit dhe Transportuesi nuk mban asnje pergjegjesi ne rast se ky dokumentacion do te konsiderohej i pamjaftueshem nga autoritetet e portit te destinacionit.

IMBARKIMI I GRAVE SHTATEZANE

Grate ne gjendje shtatezanie te perparuar, pertej muajit te 6-te, mund te udhetojne vetem nese jane te pajisura me certifikaten mjekesore qe autorizon udhetimin e tyre, te leshuar jo me teper se 7 dite perpara dates se udhetimit. Nese shtatezania do te ishte e nderlikuar, pasagjerja shtatezane duhet te jete e pajisur me certifikaten mjekesore qe autorizon udhetimin pavaresisht nga muajt e shtatezanise. Imbarkimi, gjithsesi nuk do t’ju lejohet grave qe priten te lindin ne 7 ditet pas nisjes apo qe kane lindur 7 dite perpara nisjes. Gjithsesi, eshte e drejta e Komandantit te Anijes qe te refuzoje imbarkimin e nje gruaje shtatezane, e cila, sipas gjykimit te tij te pakundershtueshem, eshte ne gjendje shendetesore te tille qe nuk lejon perballimin e udhetimit.
Ne rast se Komandanti refuzon imbarkimin e pasagjerit per nje arsye te justifikuar, Transportuesi do te beje vetem rimbursimin e kostos se biletes se udhetimit.

IMBARKIMI I PASAGJEREVE ME AFTESI TE KUFIZUARA (PAK)

Me “person me aftesi te kufizuara” (ne vijim i quajtur PAK) kuptohet nje person, i cili nuk eshte ne gjendje te levize lehtesisht dhe lirisht, apo qe kerkon perkujdesje. Rezervimet dhe biletat ofrohen edhe per PAK me te njejtat kushte si per pasagjeret e tjere. Eshte detyrim i PAK qe te njoftoje, me shkrim, ne momentin e rezervimit, apo gjithsesi, perpara blerjes se biletes, nevojat specifike per sistemimin, vendin e uljes, shebrimet e kerkuara apo nevojne per te transportuar aparate mjekesore. Numri i kabinave te pershtatura per PAK eshte i reduktuar, pranda perpara blerjes se biletes, eshte mire qe te siguroheni per gjendjen e tyre.
Nese nje PAK-u i refuzohet imbarkimi, per arsye sigurie apo per pamundesi qe vijne si pasoje e projektimit te anijes apo infrastruktures, ai do te kete te drejte vetem per rimbursimin.
Perkujdesja ndaj PAK sigurohet nga Komisari apo ndonje person tjeter i ngarkuar. Nese anija eshte paralajmeruar per mberritjen e nje PAK-u, Komisari percakton perkujdesjen e nevojshme per zhvillimin e udhetimit, qe nga momenti i imbarkimit deri ne momentin e zbarkimit. Komisari tregon ne planvendosjen e anijes, vendin ku do te qendroje PAK-u dhe ia derzon nje kopjo Komandantit. Personeli ne bord, i perzgjedhur per t’u perkujdesur per PAK-un duhet gjithnje te mbaje ne grahe, ne menyre te dukshme, jelekun me mbishkrimin CREW ASSISTENCE, me qellim qe te njihet sa me lehte nga pasagjeret.
Percdolloj perkujdesje tjeter PAK duhet te njoftojne Transportuesin apo operatorin e terminalit te pakten 48 ore perpara, dhe te paraqiten ne vendin dhe oren e caktuar me perpara se orari i shpallur i imbarkimit. Nese nje Transportues apo operator i terminalit behet shkak, prej fajit apo neglizhences se tij, per humbjen apo demtimin e pajisjeve per levizje apo te pajisjeve te tjera te posacme te perdorura nga personat me aftesi te kufizuara, duhet t’u ofroje ketyre personave nje demshperblim te barabarte me vleren e zevendesimit te pajisjeve ne fajel, ose, nese eshte rasti, me kostot e riparimit. Biletaria tokesor qe ben te mundur kryerjen e check-in, duhet t’i pajise PAK qe imbarkojne me automjet me nje etikete qe tregon PAK dhe qe duhet te vendoset ne kete automjet. Me mberritjen ne bord, keto automjete duhet te adresohen ne nje rruge paresore drejt zonave te parkimit te brodit te caktuara per keto automjete. Perpara mberritjes ne destiancion, komisari i transmeton agjentit portual nevojat e mudneshme per transport ne toke. Ne rast emergjence, personi i pajisur me Muster List do te ndihmoje PAK-un qe te arrije pine e bashkimit dhe pikat e imbarkimit.

SHOFERET

Me shofer kuptohet drejtuesi i nje automjeti tregtar te imbarkuar ne anije. Mund te kete disa shofere per nje automjet te vetem. Cmimi i udhetimit percaktohet nga Zyra e Mallrave dhe duhet te perfshihet ne policen e ngarkimit, bashke me emrin dhe mbiemrin e shoferit. Ky i fundit duhet te jete ne zoterim te dokumentave te identifikimit te kerkuara per udhetimin dhe per zbarkimin ne vendin e destinacionit. Per qellimet e SOLAS dhe Vendimit te dates 13.10.1999 shoferet perngjasohen me pasagjeret. Cdo shofer merr ne Check-in karten e rregullt te imbarkimit. Shofereve, nese e lejon anija, u caktohet nje vend shtrat ne kabine.

SHENDETI DHE VAKSINAT

Pasagjeret pranohen me prezumimin se jane ne gjendje te mire shednetesore, fizike dhe mendore. Eshte e disponueshme nje kabine/spital; saktesohet se ne baze te rregullores europiane, linjat e mbuluar nga Transportuesi nuk parashikojne detyrimin per te pasur ne bord nje infermier/doktor. Nese ai gjendet ne bord, ai mund te jape vetem ndihmen e pare por nuk mund te jape asnje ilac. Pasagjeri qe kerkon ndihme mjeksore ne bord, nese kjo eshte e mundeshme, nenshkruan nje deklarate cliruese ne fagor te Shoqerise se lundrimit.

SIGURACIONI

Pronari i anijes dhe Transportuesi disponojne nje siguracion te leshuar nga Klubi P&I vetem per sa i perket pergjegjesise se tyre ndaj te treteve. Keshillohen pasagjeret te nenshkruajne nje police sigurimi te jashte kunder shpenzimeve te anullimit, bagazhit, shpenzimeve dhe ndihmes mjekesore dhe riatdhesimit. Per automjetin shoqerues, shih paragrafin ne vijim.

AUTOMJETET SHOQERUES

Konsiderohen “automjete shoqeruese te pasagjereve” vetem automjetet qe nuk permbajne mallra te destinuara per tregti. Nje automjet qe permban dicka tjeter pervesh bagazhit me sendet personale nuk pranohet si “automjet shoqerues” dhe duhet te udhetoje si mall. Nese do te refuzohej imbarkimi sepse mjeti, i perfshire si mjet shoqerues i pasagjerit, permban mall te destinuar per shitje, asnje rimbursim nuk do te njihet. Lejohet transporti i nje automjeti te vetem shoqerues i pasagjerit. Nese automjeti qe paraqitet per imbarkim i perket nje kodi prenotimi te ndryshem nga ai i treguar ne bilete (p.sh autoveture me e larte apo me e gjate se ajo e blere), pasagjeri humbet te drejten e imbarkimit (pa rimbursim te biletes). Per t’u pranuar ne bord ne imbarkim, nese anija ende do te kishte vend te disponueshem, duhet te paguaje diferencen ndermjet kategorive plus shpenzimet e ndryshimit. Automjeti shoqerues imbarkohet dhe zbritet nen kujdesin e pasagjerit, i cili, sapo qe e parkon automjetin ne vendin e parkimit te treguar nga personi i caktuar ne bord, duhet qe te vendose mardhin dhe te terheqe frenin e dores.
Mjeti duhet te jete i mbyllur me celes. Hyrja ne zonen e garazhit mbetet rreptesisht e izoluar pergjate gjithe udhetimit. Ne rast mjetesh jo marshues, pasagjeri do te duhet t’i jape Shoqerise paraprakisht nje deklarate me shkrim ku vertetohet perdorimi i me shpenzimet e tij i nje karroatreci, si per imbarkimin ashtu edhe per zbarkimin. Ne mungese te dokumetnacionit te mesiperm, hyrja ne anije mund te refuzohet. Eshte e detyrueshme, ne aktin e imbarkimit, te deklarohet nese automjeti shoqerues eshte i pajisur me impjantin e ushqimit me metan ose GPL. Impjanti i ushqimit me metan i automjeteve duhet te jete konform te gjitha normave ne fuqi dhe kjo pershtatshmeri duhet detyrimisht te certifikohet ne lejen e qarkullimit. Gjate kohes kur automjetet jane te stivuar ne bord, valvulat e serbatorit te metanit duhet te mbeten te mbyllura. Pasagjeri duhet te jete ne zoterim te te gjitha dokumentave te nevojshem per zbarkimin dhe zhdoganimin e mjetit ne portin e destinacionit. Ne rast paplotesie te ketij dokumentacioni, Transportuesi mohon cdolloj pergjegjesie. Te gjitha kostot dhe shpenzimet e mundeshme qe rrjedhin nga imbarkimi, zbarkimi dhe zhdoganimi i automjetit jane ne ngarkim te pasagjerit. Demtimet e mundeshme te anijes dhe/ose te treteve, te shkaktuara nga mjeti, duhet te demshperblehen direkt nga Pasagjeri qe i ka shkaktuar, apo nepermjet siguracionit te tij. Pasagjeri, gjithsesi, ne cdo moment, mund te ftohet te nenshkruaje nje deklarate pergjegjesie per demet perpara zbarkimit te anijes. Keshillohet edhe te nenshkruhet nje police sigurimi per te mbuluar demet e mundeshme qe mund te ndodhin gjate transportit detar per te ciat Transportuesi nuk mund te ngarkohet me pergjegjesi, dhe ne fakt ky do te pergjigjet vetem per demet qe rrjedhin nga pergjegjesia e tij direkte dhe ne kufijte e parashikuar nga Kodi i Lundrimit Italian apo nga Konventa Nderkombetare e zbatueshme.

BAGAZHI

Pranohen si bagazh ne franshize vetem kolite qe permbajne sende personale. Bagazhi nuk duhet te permbaje mallra qe jane te destinuara per tregti. Nuk pranohen mallra te rrezikshme dhe demtuese (lista e mallrave te rrezikshme dhe demtuese perfshin, por nuk kufizohet ne: arme, shperthyes dhe droga). Pasagjeri lutet te mbaje me vete bagazhin e nevojshem gjate udhetimit, pasi urat e garazhit mbeten te mbyllura gjate lundrimit. Secili pasagjer, me sistemim ne kabine, ka te drejte te sjelle ne kabine vetem nje valixhe. Pasagjeret me sistemim ne sedilje mund te marrin vetem nje bagazh dore me permasa te vogla. Bagazhi qe tejkalon kufijte e treguar me siper, pervec atyre te sistemuar ne automjetin e tyre, duhet te depozitohen ne vendin e bagazheve nepermjet pageses se cmimit perkates. Sendet shtepiake dhe pajisjet teknike duhet te regjistrohen dhe distemohen, me pagese, ne garazh. Pergjegjesia e Transportuesit per bagazhin , ne cdo rast, nuk mund te tejkaloje kufijte e parashikuar nga Kodi i Lundrimit, apo nga Konventa Nderkombetare e zbatueshme, dhe gjithnje ne kufijte e 30 kg personi per bagazh te paregjistruar, perfshire ate eventualisht te sistemuar ne mjetin e tij shoqerues apo te depozituar ne nje vend-bagazh te anijes. Transportuesi, ne asnje menyre nuk eshte pergjegjes per ndonje vjedhje, humbje, apo demtim te bizhuterive, parave, dokumentave, doreshkrimeve, letrave me vlere dhe sendeve me vlere (personale ose jo), ne cdo vend ku ato mbahen ne bord.

VALUTE

Valuta e bordit eshte Euro. Nuk ka shkembim te valutes. Nuk pranohen ceqe.

FEMIJET

Zbritjet per femijet tregohen ne tabelen e tarifave. Mosha e femijes duhet te dokumentohet. Si referin vlen dita e imbarkimit te cdo linje te vecante.

KAFSHET SHTEPIAKE

Transporti i kafsheve te ndryshem nga Kafshet Shtepiake perjashtohet si “shoqerues i pasagjerit” dhe duhet te trajtohet me marreveshje “ad hoc”. Pa asnje perjashtim, kafshet duhet te udhetojne ne vendin e posacem te kafsheve. Ndalohet kategorikisht qe kafshet te mbahen ne kabine apo ne zonen e pasagjereve. Pasagjeri duhet te marre masat per ushqimin e kafshes. Bordi nuk eshte ne asnje menyre pergjegjes per dhenien e ushqimit me perjashtim te ujit. Hyrja ne vendin e posacem te kafsheve, nese gjendet ne zone indirekte, autorizohet vetem ne oret e percaktuara nga Komandanti. Pasagjeri duhet te kujdeset personalisht per kafshen dhe eshte i detyruar te largoje jashteqitjet apo cdogje tjeter te prodhuar prej tyre. Pasagjeri eshte pergjegjes per kafshen shoqeruese. Demtimet ndaj anijes, personave ose sendeve, duhet te demshperblehen ne vend. Pasagjeri eshte pergjegjes per vaksinat dhe procedurat e tjera te kerkuara per udhetimin apo zbarkimin ne portin e destinacionit. Kafshet shtepiake duhet te rezervohen. Zyrat periferike qe kane hyrje direkte ne Sistemin e Rezervimit te kompjuterizuar, ne cdo rast duhet te verifikojne paraprakisht disponueshmerine e vendeve. Kafsha perfshihet ne bilete. Per kafshet shtepiake eshte e detyrueshme: – per linjat nderkombetare dhe jashte zones Schengen e detyrueshme: Pasaporta europiane (PET), rripi dhe gojeza – per linjat kombetare: regjistrimi ne regjistrin e kafsheve (michrochip i regjistruar), certifikata e gjendjes se mire shendetesore leshuar nga mjeku veterinar, rripi dhe gojeza. Nese nje pasagjer paraqitet ne kontrollin e biletes ne nisje me nje kafshe te pa raportuar ne bilete, agjenti portual duhet te procedoje si vijon: verifikon disponueshmerine e vendeve ne sektorin e mbajtjes se kafsheve, merr shumen perkatese duke leshuar nje bilete + shpenzimet e ndryshme. Komandanti duhet te respektoje rregullat per transportin e kafsheve. Ne asnje rast, pa perjashtim, nuk mund te tolerohet prania e kafsheve ne kabine dhe ne zonat e pasagjereve. Ne asnje rast kafshet nuk mund te udhetojne brenda mjeteve te pasagjereve. Ne rast se nje pasagjer gjendet me nje kafshe ne bord, te pa permendur ne bilete, kjo kafshe do te perjashtohet nga titulli “shoqeruese e pasagjerit” dhe do te trajtohet me marreveshje “ad hoc”.

Pasagjeret qe nuk shikojne mund te udhetojne te shoqeruar nga qeni i tyre-drejtues, ne baze te sa parashikohet nga Ligji 25.08.1988, nr. 376, pa kosto shtese. Qeni-drejtues mund te udhetoje ne kabine bashke me pasagjerin. Prania e qenit-drejtues duhet te raportohet ne momentin e imbarkimit. Kufizimet per transportin e kafsheve shtepiake jane te nevojshme per te miren e te gjithe pasagjereve. Atehere kur kerkohet, nga komanda e anijes ose edhe nga vete pasagjeret, PAsagjeri qe nuk shikon duhet te pajise qenin e tij-drejtues me rrip dhe gojez.

ANULLIMI NGA ANA E PASAGJERIT (*)

Anullimet duhet te njoftohen me shkrim prane zyres se transportuesit dhe prane Agjencise se udhetimit ku eshte blere bileta.
Aplikohen penalitetet e meposhtme mbi shumen e pergjithshme te biletes, apo perfshire pasagjeret dhe mjetet e mundeshme shoqeruese dhe te tjera shoqeruese ;

  • 10% deri ne 30 dite kalendarike perpara nisjes
  • 30% nga 29 ne 7 dite kalendarike perpara nisjes
  • 50% nga 6 deri ne 2 dite kalendarike perpara nisjes
  • 100% nga dita perpara dhe/ose per mosparaqitje ne imbarkim
  • Nuk do te kete asnje rimbursim per anullim te biletave/rezervimeve me formulen EARLY BOOKING
  • Humbja ose vjedhja e nje titulli udhetimi duhet te raportohet menjehere tek agjencia leshuese ose e zyres portuale te transportuesit kontraktues ne momentin e nisjes. Leshimi i dublikates nuk pranohet. Kerkesa eventuale per rimbursimin e biletes se humbur mund te behet vetem me kushtin qe bileta fillestare te mos rezultoje e perdorur, dhe gjithsesi jo me pare se gjashte muaj nga data e nisjes e caktuar ne bilete.
  • Nuk do te pranohen kerkesat per anullimin e nje bilete me tarife te zakonshme, nese ajo bilete ka qene subject, nje here, i ndryshimit te dates.

KUSHTI I NDRYSHIMIT NGA ANA E PASAGJERIT

  • Te gjitha biletat, si me tarife “te zakonshme” ashtu edhe “Early booking” i nenshtrohen kufizimeve ne rast ndryshimeve, apo pageses se shpenzimeve te mudneshme te ndryshimit prej 15.00 euro dhe te diferencave tarifore, nese ndryshimi sjell nje kosto me te madhe krahasuar me ate fillestare.
  • Ndryshimi i dates: Mund te behet per nje numer maksimal prej 1 here deri ne dy dite perpara dates se nisjes, pas pageses se rregullimit te mundshem tarifor dhe sipas gjendjes se vendeve te pasagjereve dhe hapsires se garzhit.
  • Ndryshimi i emrit: ne asnje rast nuk do te pranohet ndryshimi i emrit te pasagjerit ne bileten e leshuar. Asnje rimbursim nuk detyrohet per mungese te imbarkimit per shkak te refuzimit nga ana e Autoritetit apo per shkak te mungeses apo pamjaftueshmerise se dokumentit te pasagjerit apo te automjetit. Shoqeria rezervon te drejten per te ndryshuar per nisje specifike, kushtet e ndryshimit dhe anullimit te biletave nga ana e pasagjerit.

ANKESAT

Ankesat e mundeshme duhet t’i drejtohen Transportuesit ose Agjentit te Udhetimit me shkrim TNIT Lda rezervon mundesine per te ndryshuar Kushtet e Pergjithshme te ndryshimit dhe anullimit per nisje te caktuara.

ZGJIDHJA E MOSMARRVESHJEVE

Te gjitha mosmarreveshjet qe lindin nga kontrata e transportit te pasagjereve do te dergohen ne Dhomen e Tregtise te vendit te regjistrimit dhe/ose banimit te Konsumatorit dhe do te zgjidhen sipas Rregullores se Pajtimit te miratuar prej saj. Perpjekja per pajtim sipas pikes 1 me siper perben kushtin per procedimin e padise se mundeshme gjyqesore sipas nenit 5, pika 5, te D.Legj. nr. 28/2010.

DEKRETI 13/10/1999 (Urdheresa 98/41/CE ne lidhje me regjistrimin e personave ne bordin e anijeve per pasagjere)

Ne aktin e rezervimit, klienti duhet te jape keto te dhena: mbiemer, emer, shtetesi, datelindje, gjini, nr. i dokumentit te identifikimit (vetem per linjat jashte zones Schengen), nr. celulari, adrese e- mail. Gjithashtu, pasagjeri ka te drejte te tregoje nevojat e tij te vecanta qe kane nevoje per kudjes dhe/ose asistence ne situata emergjente. Te dhenat e siguruara do te trajtohen ne respektim te ligjit nr. 675 31/12/1996.